Ndërlidhjet

logo-print

Madrid: Janë zgjidhur mospajtimet me SHBA-të


Qeveria e Spanjës ka njoftuar sot se i ka sqaruar mosmarrëveshjet me Uashingtonin lidhur me tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova.

"Kur është shpjeguar se tërheqja do të bëhet në mënyrë plotësisht të koordinuar, reagimi nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë ishte i një kuptimi të plotë", tha Bernardino Leon, ndihmës i lartë i kryeministrit spanjoll, Jose Rodriguez Zapatero.

Mëtutje, AFP-ja raporton se zoti Leon ka thënë se "kjo stuhi e vogël ka kaluar".

Ai këto komente i kishte bërë pas takimit në Uashington, mbrëmë vonë, me këshilltarin për siguri kombëtare, James Jones.
XS
SM
MD
LG