Ndërlidhjet

SHBA-të pro Rasmussenit për kreun e NATO-s


Kryeministri aktual i Danimarkës sipas të gjtiha gjasave do të jetë kreu i ardhshëm i NATO-s.

SHBA-të ia kanë bërë të qartë homologëve të tyre në Aleancën Veriatlantike se e mbështesin kandidaturën e danezit Anders Fogh Rasmussen. Burimet amerikane konfirmojnë se Rasmussen është kandidati kryesor për të zëvendësuar hollandezin Jaap de Hoop Scheffer.

Pritet që njoftimi i parë zyrtar të bëhet në takimin e NATO-s më 3 dhe 4 prill. Kreu i ri i NATO-s duhet ta marrë detyrën në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG