Ndërlidhjet

Maqedoni: Votime të qeta


Në Maqedoni kanë filluar votimet për zgjedhjet presidenciale dhe lokale.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor bën të ditur se 102 vendvotime ose 3% e trupit votues, nuk janë hapur për shkak të motit të keq. Të njëjtat burime pohojnë se deri në orën 10a.m, kishin dalë në votime 7% e zgjedhësve me të drejtë vote.

Burimet policore, por edhe ato të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pohojnë se gjatë orëve të para të votimit nuk janë shënuar incidente.

Mbi 1 milionë e 700 mijë votues do të zgjedhin presidentin e ri dhe kryetarët e 84 komunave. Në garën presidenciale janë shtatë kandidatë, mes të cilëve tre shqiptarë. Për kryetarë komunash garojnë mbi 700 kandidatë.
XS
SM
MD
LG