Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën do të diskutojë për gjendjen në Kosovë.

Në takimin në Nju Jork, do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni, ndërsa qëndrimet e Beogradit do t'i paraqesë presidenti serb, Boris Tadiq.

Para nisjes në Nju Jork, Hyseni i tha Radios Evropa e Lirë se do të kërkojë shuarjen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
XS
SM
MD
LG