Ndërlidhjet

Polonia kërkon instalim të mburojës antiraketore


Polonia tha se shpreson që administrata e re amerikane nuk do t'i braktisë planet për stacionimin e mburojës antiraketore në territorin polak.

Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski tha në një konferencë në Bruksel se Varshava ka marrë një "lloj rreziku politik" me nënshkrimin e marrëveshjes me administratën e ish presidentit të SHBA-ve, George Bush për vendosjen e sistemit në territorin e saj.

Administrata e presidentit Barack Obama aktualisht po e rishqyrton politikën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë dhe planin për mburojën antiraketore, i cili kundërshtohet nga Rusia.
XS
SM
MD
LG