Ndërlidhjet

Çeku: Kosovës i duhet prania e NATO-s


Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku deklaroi sot se në Kosovë ende është e nevojshme prania e forcave të NATO-s për ta gaqrantuar sigurinë.

"Për Kosovën, NATO-ja është mik i mirë dhe i madh. NATO duhet të ndihmojë që Kosova të mbrohet nga kërcënimet e jashtme, edhe pse nuk bëhet fjalë për rrezik të shkallës së lartë. Prania e NATO-s është e nevojshme edhe si ndihmë për heqjen e strukturave paralele", ka thënë Çeku.

Ish kryeministri kosovar gjithashtu ka vlerësuar se ka ardhur koha që UNMIK-u të lëshojë Kosovën.
XS
SM
MD
LG