Ndërlidhjet

Ivanov: Maqedonia dha provimin e pjekurisë


Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE, Gjorgje Ivanov, i cili në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është duke udhëhequr bindshëm, ka vlerësuar se Maqedonia
ka dhënë provimin e pjekurisë dhe ka dëshmuar përgjegjësi.
Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, ai ka falënderuar të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij.
"Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj" , ka thënë Ivanov.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 5 prill.
XS
SM
MD
LG