Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 8 policë dhe 10 talebanë


Një zyrtar afgan tha se luftëtarët talebanë kanë vrarë tetë oficerë policie në një pusi.

Incidenti ka ndodhur në rajonin Spin Boldak në kufi me Pakistanin.

Ndërkohë, trupat e NATO-s thanë se kanë vrarë një udhëheqës të kryengritësve dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij në provincën jugore Helmand.
Aleanca tha se Maulawi Hassan ishte i ndërlidhur ngushtë me sulmet vetëvrasëse dhe shpërthimet.

Cak i operacioneve ishin vendstrehimet e talibanëve në provincën Helmand, e cila konsiderohet si qendra më e madhe koncentrimit të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG