Ndërlidhjet

Dragishiç:Kosova pengesë për Serbinë në NATO


Në dhjetëvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë së ish Jugosllavisë, profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiç, ka vlerësuar se niveli i ulët i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Aleancës, nuk është vetëm pasojë e bombardimeve në vitin 1999, por edhe për shkak të fushatës kundër kësaj Aleance, pas njohjes së pavarsisë së Kosovës si dhe faktit se disa anëtare të NATO-s po marrin pjesë në formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dragishiç ka vlerësuar se tash për tash nuk mund të mendohet për anëtarësimin e Serbisë në këtë Aleancë, sepse Shqipëria do ta bllokonte këtë për shkak të çështjes së Kosovës.
Ai ka theksuar se Shqipëria, e cila ndërkohë do të jetë anëtare e NATO-s, do ta bllokojë dëshirën e Serbisë për anëtarësim njësoj sikurse që Greqia po e pengon Maqedoninë për shkak të kontestit rreth emrit.
XS
SM
MD
LG