Ndërlidhjet

Tregëtia e lirë midis BE-së dhe Koresë Jugore


Korea Jugore dhe Bashkimi Evropian kanë filluar sot në Seul rrethin përfundimtar të negociatave për arritjen e marrëveshjes për tregëti të lirë, që do të ishte një porosi e fuqishme kundër protekcionizmit.
Negociatat, të cilat po zhvillohen tash dy vjet, do të duhej të gjenin zgjidhje për çështje të rëndësishme , ka thënë udhëheqësi i ekipit negociator jugkorean, Li Hje-Min. Ai nuk ka saktësuar se për çfarë çështjesh bëhet fjalë, por tregëtia me automobila, deri tani ka dominuar në bisedime.
Një tjetër marrëveshje tregëtare Kora Jugore e ka nënshkruar me SHBA-të në qershor të vitit 2007.
XS
SM
MD
LG