Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Pesë të vrarë nga shpërthimi


Zyrtarët irakianë thanë se një mjet shpërthyes artizanal ka vrarë të paktën pesë njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë në perëndim të Bagdadit.

Ky është shpërthimi i dytë këtë muaj në paralagjen Abu Ghraib, e banuar kryesisht me arabë sunitë.

Më 10 mars, një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e rreth 30 njerëzve në zonën e njëjtë.
XS
SM
MD
LG