Ndërlidhjet

OSBE: Maqedonia i plotësoi standardet


Vëzhguesit perëndimorë thanë se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni i plotësuan shumicën e standardeve ndërkombëtare.

OSBE tha se votimet nuk u shoqëruan me incidente, të cilat i lanë në hije zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar.

Por organizata gjithashtu tha se ka pasur "parregullsi procedurale", dhe se procesi i numërimit të votave është vlerësuar si "pak pozitiv".

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 prill do të garojnë kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate, Lubomir Fërçkovski.
XS
SM
MD
LG