Ndërlidhjet

logo-print

Zanier: Kosova stabile, por ka ende mjaft punë


Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanier tha se situata në Kosovë në përgjithësi është stabile, ndërsa rikonfigurimi i UNMIK-ut po kryhet me sukses, por shtoi se "ende ka mjaft punë për të bërë".

Zanier i bëri këto komente në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se në disa pjesë të Kosovës ka tensione ndëretnike, dhe "veçanërisht në rrethinën e Mitrovicës veriore", dhe u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë përpjekje shtesë për të zbutur tensionet ndëretnike.
XS
SM
MD
LG