Ndërlidhjet

Tadiq u kërkon shteteve të mos njohin Kosovën


Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Serbisë Boris Tadiq u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën të mos e njohin atë, deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila duhet ta shqyrtojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tadiq ka thënë se Serbia duhet ta vazhdojë bashkëpunimin e partneritetit me EULEX-in dhe UNMIK-un "për zbatimin e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, si dhe planit të tij 6-pikësh, i cili parasheh vazhdimin e dialogut me Beogradin".

Tadiq ka theksuar se Serbia "kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, qoftë në mënyrë direkte apo të tërthortë, dhe do të vazhdojë me mbrojtjen diplomatike, juridike dhe paqësore të integritetit të saj".
XS
SM
MD
LG