Ndërlidhjet

Hyseni kërkoi shuarjen e UNMIK-ut


Ministri i jashtëm i Kosovës Skender Hyseni, i tha Këshillit të Sigurimit se Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe ka kërkuar që t'i jepet fund mandatit të UNMIK-ut.

"Për arsye praktike dhe pragmatike, kërkojmë shuarjen e misionit dhe mandatit të UNMIK-ut", tha Hyseni në seancën e KS të OKB-së.

Shefi i diplomacisë tha se autoritetet kosovare po kërkojnë mënyra për përmirësimin e gjendjes dhe kushteve të jetesës të pakicave, veçanërisht serbëve, por shtoi se autoritetet serbe nuk ndihmojnë, madje vazhdojnë t'i "mbështesin dhe inkurajojnë strukturat ilegale" në Kosovë.

Hyseni tha se Beogradi i pengon serbët e Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare. Ai tha se gjendja në veri të Kosovës është "shqetësimi më i madh", dhe se kjo pjesë, me ndihmën e Beogradit është bërë vendstrehim për grupet e ndryshme kriminale dhe aktivitetet ilegale ekonomike.

Hyseni gjithashtu e akuzoi Beogradin se përpiqet t'i pengojë përpjekjet e Kosovës për të bashkëpunuar me vendet fqinje, duke bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale.
XS
SM
MD
LG