Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Turqisë takohet me liderë kurdë


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, po e vazhdon vizitën e tij në Irak, që është vlerësuar si historike. Pritet që gjatë ditës, ai të takohet me kryeministrin e rajonit kurd, Nerchirvan Barzani.

Zoti Gul është presidenti i parë i Turqisë që e viziton Irakun, në më tepër se 30 vitet e fundit.

Dje, zyrtari i lartë nga Turqia, në takimin me presidentin e Irakut, Jalal Talabani, që është kurd, kërkoi që të neutralizohet Partia Punëtore e Kurdistanit, që ndërmerrë sulme kundër Turqisë nga Iraku Verior.

Zoti Talabani tha se një gjë e tillë është në interes të Irakut dhe u ka bërë thirrje kryengritësve kurdë, që t'i dorëzojnë armët.
XS
SM
MD
LG