Ndërlidhjet

Serbia shënon përvjetorin e bombardimeve


Në Serbi sot shënohet përvjetori i bombardimeve lidhur me luftën në Kosovë. Para 10 vitesh, NATO-ja ndërmori fushatën e bombardimeve prej 78 ditësh, derisa nga Kosova u dëbuan forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.

Shumë në Serbi mendojnë se NATO-ja, duke vepruar pa lejen e OKB-së, i ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe se ishte në anën e shqiptarëve të Kosovës.

Ky përvjetor shënohet edhe në gazetat e Beogradit. E përditshmja Blic thekson se "Serbët u bombarduan, ndërsa shqiptarët e fituan shtetin e tyre", ndërsa Politika shkruan: "Bombardimi, që kurrë nuk ishte shpallur luftë".

Në gazeta mund të vërehen edhe tituj të tjerë, siç janë "Një dekadë e krimeve kundër Serbisë" (Pres), "Ditët e vdekjeve dhe të shkatërrimit" (Veçernje Novosti), e të tjera.
XS
SM
MD
LG