Ndërlidhjet

Bie qeveria çeke


Qeveria e qendrës së djathtë në Çeki ka humbur votën e besimit në parlament dhe duhet të japë dorëheqjen.
Kjo është goditje për kryeministrin Mirek Topolanek, derisa vendi është në gjysmën e presidencës së rradhës së Bashkimit Evropian. Kjo ishte kryesia e parë evropiane e Çekisë që nga anëtarësimi në BE në vitin 2004.

Të dhënat zyrtare flasin se opozita e majtë ka marrë 101 vota në dhomën e Ulët të Parlamentit që ka gjithsej 200 vende.

Kabineti aktual qeveritar do të qëndrojë në pushtet derisa presidenti Klaus të emërojë një kryeministër të ri apo deri në zgjedhjet e parakohshme.

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG