Ndërlidhjet

KE: Çekia duhet ta kryesojë me sukses BE-në


Komisioni Evropian ka shfaqur besimin se rënia e qeverisë çeke e kryeministrit, Mirek Topolanek, nuk do ta rrezikojë kryesimin e Bashkimit Evropian nga Çekia.
Komisioni beson që legjislacioni kushtetues to t'i mundësojë Çekisë të vazhdojë me kryesimin e Këshillit të BE-së me të njëjtin efikasitet sikurse deri tani, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
Njëherit Komisioni Evropian është i bindur se Çekia do t'i zgjidhë me sukses çështjet e brendshme, duke garantuar funskionimin normal të presidencës çeke..
Opozita e majtë i ka shprehur mbrëmë mosbesimin kabinetit të kryeministrit, Mirek Topolanek, i cili ka deklaruar se do të kërkojë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen gjatë verës.
XS
SM
MD
LG