Ndërlidhjet

Obama: Kriza po luftohet në të gjitha frontet


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se administrata e tij po e lufton krizën ekonomike në të gjitha frontet dhe se po shihen shenja të progresit.

- Ne po e zbatojmë një strategji gjithëpërfshirëse, që ka për qëllim ta sulmoj krizën në të gjitha frontet. Është strategji për të krijuar vende të punës, për t'i ndihmuar pronarët përgjegjës të shtëpive, për të rifilluar kreditë dhe për të shënuar rritje të ekonomisë në periudhë afatgjatë. Ne kemi filluar të shohim progres, tha Barack Obama, në konferencën për gazetarë, mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG