Ndërlidhjet

BE kritikon planet ekonomike të SHBA


Kryeministri i (i deritashëm) Çekisë, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, i ka kritikuar planet e Shteteve të Bashkuara për të dalë nga recesioni.

Kryeministri Mirek Topolanek i tha Parlamentit Evropian se paketa stimuluese e presidentit Barack Obama dhe ndihma e bankave "do ta minojnë stabilitetin e tregut global finansiar".

Shumica e liderëve evropianë favorizojnë rregulla më të shtrënguara finansiare, ndërsa Shtetet e Bashkuara po i shtyjnë përpara stimulet e mëdha ekonomike.
XS
SM
MD
LG