Ndërlidhjet

Kroacia e ratifikoi marrëveshjen e NATO-s


Parlamenti kroat e ka ratifikuar sot me shumicë votash marrëveshjen për anëtarësimin e Kroacisë në NATO.

Për marrëveshjen votuan 119 deputetë, ndërsa vetëm një ishte kundër.

Para votimit, kryeministri Ivo Sanader tha se NATO nuk është vetëm aleancë ushtarake, por "aleancë e vlerave", e cila i ka dhënë Evropës gjashtë dekada paqe dhe prosperitet, dhe shtoi se "Kroacia do të jetë eksportues i sigurisë".

Kroacia dhe Shqipëria do të bëhen anëtarë të aleancës në samitin në Strasbourg në 3 dhe 4 prill.
XS
SM
MD
LG