Ndërlidhjet

Presidenti Obama mbron zgjërimin e NATO-s


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se do të dëshironte që t'i "rifillojë" marrëdhëniet me Rusinë, por shtoi se gjallërimi i lidhjeve me Rusinë do të duhej të ishte konzistent me "nevojën për të dërguar sinjal të qartë" se NATO mbetet e hapur për të gjitha vendet që aspirojnë të hyjnë në aleancë.

Presidenti Obama i bëri këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jaap de Hoop Scheffer, në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e presidentit amerikan u bënë një javë para takimit të tij me presidentin rus Dmitry Medvedev anash samitit të G 20 në Londër.

Rusia e kundërshton fuqishëm zgjërimin e NATO-s afër kufijve të saj.
XS
SM
MD
LG