Ndërlidhjet

Thaçi: NATO në Kosovë në pajtim me rrethanat


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë vënë në dukje se NATO do të jetë e pranishme në Kosovë në pajtim me nevojat në teren.

Presidenti Fatmir Sejdiu tha se nuk ka "informata direkte" mbi paralajmërimet për reduktimin e trupave të KFOR-it nga ana e vendeve anëtare të NATO-s, të cilat i kanë ushtarët e vet në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në të gjitha kontaktet me zyrtarët nga NATO, BE dhe SHBA, është porositur se prania e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë në pajtim me "rrethanat dhe realitetin".

"Kosova tash i ka formuar institucionet e veta të sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe do të funksionojë si shtet normal. Menjëherë pas luftës, në Kosovë erdhën rreth 50 mijë ushtarë, por tash Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ku mbizotëron paqeja dhe stabiliteti, dhe e cila ka perspektivë euroatlantike", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG