Ndërlidhjet

Ficxherald:NATO nuk do lejojë dhunë në Kosovë


Komandanti i krahut jugor të NATO-s,
admirali, Mark Ficxherald, ka deklaruar në Prishtinë se KFOR-i dhe Eulex-i nuk do të lejojnë dhunën
në Kosovë.
"KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në mënyrë që institucionet efikase qeveritare të mund të jenë në shërbim të të gjtihë njerëzve në Kosovë,", ka thënë admirali Ficxherald gjatë një vizite në Kosovë, ka bërë të ditur KFOR-i.
Ficxherld ka theksuar se "viti 2009, në 60 vjetorin e NATO-s do të mbahet në mend për përparimin e bërë dhe si vit i rëndësishëm për Kosovën".
Komandanti i krahut jugor të NATO-s,
admirali, Mark Ficxherald është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, me kryetarin e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Fajt.
XS
SM
MD
LG