Ndërlidhjet

Pekini kundërshton raportin e Pentagonit


Kina ka dënuar raportin e fundit të Pentagonit lidhur me forcat ushtarake kineze.
Në raportin vjetor për Kinën, Pentagoni ka vlerësuar se zhvillimi i ushtrisë së këtij vendi në fushën e energjisë bërthamore, në hulumtimet në gjithësi dhe në kibernetikë është kërcënim për stabilitetin e Azisë.
"Ky është një deformim i vrazhdë i realitetit, prandaj Kina e kundërshton këtë raport ", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Çin Gang.
Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morel, dje është angazhuar për "më shumë kontakte" me Kinën, të cilës, sipas tij , "i mungon transparenca" në fushën e mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG