Ndërlidhjet

Lavrov mirëpret 'rifillimin' e raporteve me SHBA


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Moska e mirëpret thirrjen e Uashingtonit për t'i "rifilluar" marrëdhëniet me Rusinë.

Në një prononcim për Financial Times, Lavrov gjithashtu e cilësoi si "hap shumë të mirëpritur" video mesazhin e presidentit Barack Obama drejtuar Iranit .
Lavrov gjithashtu e ripërsëriti kundërshtimin e fortë të Rusisë për zgjërimin e NATO-s në ish Bashkimin Sovjetik.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi Obama u zotua të punojë për t'i përmirësuar raportet SHBA-Rusi.

Obama gjithashtu tha se e mbështet zgjërimin e NATO-s me vendet, të cilat duan t'i bashkangjiten aleancës ushtarake.
XS
SM
MD
LG