Ndërlidhjet

logo-print

UEFA akuzon një klub maqedonas për kurdisje


UEFA sot ka akuzuar kryetarin dhe një lojtar të klubit futbollistik Pobeda në Maqedoni, për kurdisje të një ndeshjeje në kuadër të Ligës së Kampionëve para pesë vitesh.

UEFA tha se këta dy persona janë të akuzuar për "manipulim të rezultatit, për avantazhe të paligjshme për ta dhe për palën e tretë".

Këto dyshime kanë të bëjnë me ndeshjen e parë kualifikuese ndërmjet ekipit Pobeda dhe klubit nga Armenia, Pyunik, të zhvilluar më 13 korrik 2004.

Lidhur nme këtë rast, komisioni disiplinor i UEFA-s do të debatoj më 17 prill.
XS
SM
MD
LG