Ndërlidhjet

Bagdad: Së paku 16 të vrarë nga sulmi


Nga shpërthimi i një makine-bombë në lagjen Shaab të Bagdadit, sot janë vrarë së paku 16 vetë, ndërsa janë plagosur afro 35 të tjerë.

Policia tha se në mesin e viktimave ka fëmijë dhe gra.

Dje, zyrtarë amerikanë dhe irakianë e theksuan si aspekt pozitiv rënien e madhe të dhunës në Irak.
Por, sipas agjencive të lajmeve, kryengritësit kanë treguar se ende janë të aftë për ndërmarrje të sulmeve të profilit të lartë.
XS
SM
MD
LG