Ndërlidhjet

Miliarderi amerikan përsëri në hapësirë


Miliarderi amerikan, Charles Simonyi, përsëri është nisur për në gjithësi me një anije kozmike ruse, duke u bërë kështu turisti i parë në histori, që dy herë ka fluturuar në hapësirë.

Amerikani Simonyi, me origjinë hungareze, që pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka arritur duke zhvilluar programe softveri për kompainë Microsoft, fluturoi nga baza Baikonur në Kazakistan, ndërsa pritet që brenda dy ditëve, të arrijë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar.

Charles Simonyi ka paguar 60 milionë dollarë amerikanë për dy udhëtimet e tij në gjithësi.
XS
SM
MD
LG