Ndërlidhjet

Ficxherald: Nuk do të lejohet dhuna në Kosovë


KFOR-i dhe EULEX nuk do të lejojnë dhunë në Kosovë, tha mbrëmë komandanti i krahut jugor të NATO-s, Mark Ficxherald.

"KFOR-i do të vazhdoj të krijoj siguri dhe në këtë ambient, institucionet qeveritare efikase dhe multietnike mund tu shërbejnë të gjithë njerëzve në Kosovë", tha admirali Ficxheral, gjatë vizitës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ai mëtutje ka thënë se "viti 2009 dhe 60 vjetori i NATO-s do të mbahen mend për përparimin dhe si vit shumë i rëndësishëm për Kosovën".

Ai më tutje ka theksuar se "është e qartë se na presin sfida, që i bartin këto ndryshime" dhe u ka bërë thirrje të "gjithë qytetarëve që të jenë të përmbajtur" dhe shtoi se "KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë dhunë në Kosovë".

Gjatë qëndrimit në Prishtuinë, admirali Ficxherald është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takime është biseduar edhe për çështje të lidhura me KFOR-in, për FSK-në dhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Lidhur me rekrutimin e kandidatëve për Forcat e Sigurisë së Kosovës, komandanti i lartë i NATO-s, tha se "përsëri u lutem të gjithë atyre që dëshirojnë të shërbejnë, e veçanërisht pjesëtarët e pakicvave, që të ndihmojnë në realizimin e përpjekjeve tona. I duheni FSK-së".
XS
SM
MD
LG