Ndërlidhjet

Lavrov: Mirëpriten raportet e reja me SHBA-të


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska e mirëpret ftesën e Shteteve të Bashkuara për ripërtritje të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Në një intervistë për të përditshmen londineze, Financial Times, ministri Lavrov tha se mesazhi i presidentit amerikan, Barack Obama, për Iranin, ishte "një hap shumë i mirëseardhur".

Ai mëtutje ka përsëritur kundërshtimin e fuqishëm rus ndaj zgjerimit të NATO-s në kufijtë e ish Bashkimit Sovjetik.

Këto komente u bënë një ditë, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi për të punuar për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Megjithatë, zoti Obama, theksoi se ai e mbështet zgjerimin e NATO-s me vendet që dëshriojnë t'i bashkohen aleancës ushtarake.
XS
SM
MD
LG