Ndërlidhjet

HRW: Izraeli akuzohet për krime


Organizata Human Rights Watch thotë se Izraeli ka përdorë bomba me fosfor të bardhë në mënyrë joadekuate në hapësirat e banuara dendur me popullatë në Gaza, që mund të cilësohet si krim lufte.

Në raportin më të ri të kësaj organizate, me seli në Nju Jork, kërkohet që Kombet e Bashkuara të zhvillojnë hetime lidhur me akuzat për shkelje të rregullave të luftës nga Hamasi dhe Izraeli, gjatë luftës trijavëshe në Rripin e Gazës.

Sot ushtria e Izraelit i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se janë përdorë bomba, sipas ligjeve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG