Ndërlidhjet

Irani diskuton për Afganistanin


Irani e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin, që mbahet në Hagë më 31 të këtij muaji.

Në këtë takim pritet pjesëmarrja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe e përfaqësuesve të më tepër se 80 vendeve. Në konferencë do të marrë pjesë edhe Pakistani.

Raportohet se ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki, tha se duhet të gjendet një zgjidhje rajonale për "krizën" në Afganistanin.
XS
SM
MD
LG