Ndërlidhjet

Obama publikon strategjinë për Afganistanin


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, pritet ta publikojë sot strategjinë për Pakistanin dhë Afganistanin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se presidenti do ta hartojë strategjinë më të mirë për përparim kundër ekstremistëve në mënyrë që ata të ngelin pa strehë dhe të mos kenë mundësi të planifikojnë sulme tjera në Afganistan dhe dhe në vende tjera.
Pas rritjes së dhunës në Afganistan, Obama ka deklaruar se SHBA-të dhe aleatët e NATO-s duhet të punojnë më shumë për stabilitetin e këtij vendi.
Gjenerali Karl Ajkenberi, të cilin Obama e ka emëruar ambasador në Afganistan, ka thënë se suksesi i SHBA-ve në Afganistan dhe në Pakistanu ka rëndësi vitale për interesat e sigurisë kombëtare amerikane.
XS
SM
MD
LG