Ndërlidhjet

Rusia: Peniani të heqë dorë nga lansimi i satelitit


Moska zyrtare i ka bërë thirrje sot Koresë Veriore që të heqë dorë nga lansimi i satelitit, të cilin autoritetet verikoerane e kanë paralajmëruar për fillim të muajit prill, ka thënë ndihmës ministri i jashtëm rus, Aleksej Borodavkin.
Situata në rajon është e tensionuar prandaj do të ishte mirë që të mos bëhej lansimi, ka thënë diplomati rus.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Rusia ua ka transmetuar këtë qëndrim autoriteteve koreanoveriore dhe partnerëve të saj, duke vënë në pah se çështjet lidhur me lansimin e planifikuar duhet të zgjidhen me anë të rrugëve diplomatike.
SHBA-të, Japonia dhe Korea Jugore kanë shfaqur dyshimet se regjimi verikorean, në fakt dëshiron ta testojë raketën me rreze të gjata veprimi Taopodong-2.
XS
SM
MD
LG