Ndërlidhjet

Pakistan: 48 të vrarë në xhami


Nga një sulm vetvrasës kundër një xhamie në veriperëndim të Pakistanit kanë humbur jetën së paku 48 persona. Burimet lokale flasin për mbi 70 të plagosur dhe pohojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Incidenti ka ndodhur pranë kufirit me Afganistanin gjatë faljes së të premtes nga besimtarët myslimanë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin. Zona në fjalë njihet për sulmet e herpashershme nga talebanët si dhe hakmarrjen mes grupeve fisnore.
XS
SM
MD
LG