Ndërlidhjet

logo-print

Kënga e AC/DC frymëzon Topolanekun


Kryeministri çek, Mirek Topolanek e ka cilësuar së fundi planin amerikan për rimëkëmbjen ekonomike si "rruga drejt ferrit".

Mediat çeke pohojnë se krahasimi i kryeministrit kishte si shkas këngën "Highway to hell" të grupit të rrokut AC/DC.
Ky grup javën e kaluar dha koncert në Pragë.

Aktualisht Topolanek është ushtrues i detyrës së kryeministrit sepse qeveria e tij u rrëzua pasi nuk kaloi votën e besimit në parlament.
XS
SM
MD
LG