Ndërlidhjet

Lula: Të bardhët, shkaktarë të krizës


Kriza financiare botërore është shkaktuar nga "njerëzit e bardhë, sykaltër", tha presidenti i Brazilit Luiz Inacio
Lula da Silva. Ai i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Gordon Brown.

Lula da Silva tha se nuk duhet të paguajnë prë krizën njerëzit me ngjyrë, indigjenët apo të varfërit, pasi ata nuk ishin shkaktarë të saj.

Presidenti brazilian shtoi se të bardhët shkaktarë të krizës kanë treguar "sjellje irracionale" dhe dëshmuan që nuk dinin asgjë nga ekonomia.
XS
SM
MD
LG