Ndërlidhjet

Obama: Al Kaida sulme kundër SHBA-ve


Presidenti amerikan Barack Obama bëri publik strategjinë e rishikuar të sigurisë për Afganistanin. Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë Obama tha se gjendja në Afganistan po bëhet më e rrezikshme. Obama shtoi se nuk mund të lejohet që Afganistani të bjerë nën kontrollin e Al-Kaidës dhe talibanëve.

Qëllimi i SHBA-ve është të shpërbëjë dhe të mundë Al Kaidën në Afganistan dhe në Pakistan.

Duke iu referuar gjendjes në Pakistan presidenti amerikan tha se Al Kaida po planifikonte sulme kundër SHBA-ve. Barack Obama kërkoi nga Pakistani që të demonstrojë vendosmëri për zhbërjen e Al Kaidës brenda territorit të vetë.
XS
SM
MD
LG