Ndërlidhjet

Havel: Evropa e Lirë të edukojë politikanët


"Radio Evropa e Lirë duhet të forcojë identitetin e saj duke qenë e pavarur nga çdo lloj pushteti, pasi kjo e ka karakterizuar në të gjitha dekadat e ekzistencës së saj", ka deklaruar ish presidenti çek Vasllav Havel.

"Një tjetër detyrë e Radios Evropa e Lirë është të edukojë politikanët demokratë, jo vetëm të demokracive të reja, por politikanët në përgjithësi. Sërish ndodh të shohim se si politikanët nga demokracitë me traditë, për interesa ekonomike ose për arsye të tjera praktike, nuk flasin hapur me partnerët e tyre nga regjimet autoritare apo totalitare lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në këto vende", tha Vasllav Havel.

Ish presidenti i parë pas rrëzimit të regjimit komunist në Çekosllovaki i bëri këto komente në selinë e re të Radios Evropa e Lirë, ku ai drejtoi takimin e parë editorial.
XS
SM
MD
LG