Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani, Pakistani pro planit të SHBA-ve


Zyrtarët afganë dhe pakistanezë kanë mirëpritur strategjinë e re të SHBA-ve ndaj këtyre vendeve.

Zëdhënësi i presidentit afgan tha se vendi i tij "binte dakord me të gjitha konkluzionet kryesore". Kabuli zyrtar ka mirëpritur veçanërisht pranimin e faktit se lufta kundër talibanëve dhe Al Kaidës është problem rajonal.

Shefi i diplomacisë pakistaneze ka mirëpritur planin dhe ka shprehur angazhimin e vendit të tij për të luajtur një rol konstruktiv. "Siguria e Pakistanit është e lidhur me Afganistanin", tha ai.
XS
SM
MD
LG