Ndërlidhjet

Rusi: Ushtri për Arktikun


Rusia planifikon të krijojë një forcë të re ushtarake për të mbrojtur interesat e saj në rajonin e Arktikut.

Plani strategjik rus pohon se Arktiku duhet të kthehet "në bazën më të rëndësishme strategjike të burimeve" deri në vitin 2020.

Plani rus bëhet publik në kohën kur Rusia, SHBA-të, Kanadaja dhe vende të tjera po kërkojnë verifikim juridik mbi të drejtën në Arktik. Ky i fundit besohet se përmban 25% të rezervave të pazbuluara botërore të naftës dhe gazit.
XS
SM
MD
LG