Ndërlidhjet

Afganistani merr përkrahje ndërkombëtare


Faktorët relevantë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për përkrahje Afganistanit në luftën kundër terrorizmit dhe tregëtisë së drogës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, Bashkimi Evropian, SHBA-të, Rusia dhe Kina, bashkë me vendet e rajonit i kanë dhënë këto premtime në konferenën e mbajtur në Moskë. Pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se dëshirojnë të forcojnë sigurinë e institucioneve afgane në mënyrë që me sukses të luftojnë kundër terrorizmit dhe prodhimit e tregtisë së narkotikëve.
Në kumtesën e organizatorit të konferencës së organizatave të bashkëpunimit në grupin e Shangait, të cilave u prijnë Rusia dhe Kina, këto vende kanë premtuar se në bashëkpunim me organizmat ndërkombëtarë, përfshi NATO-n, do të shqyrtojnë çështjet që kanë të bëjnë me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG