Ndërlidhjet

Qindra të vdekur nga meningitisi në Afrikë


Mbi një mijë e 100 vetë kanë vdekur nga meningitisi në pjesën perëndimore të Afrikës, ku janë dërguar rreth katër milionë vaksina kundër kësaj sëmundjeje, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ekspertët konsiderojnë se nga janari i sivjetmë mbi 25 mijë njerëz janë infektuar me këtë sëmundje që nga Senegali deri në Etiopi, ndërsa 85 për qind e të infektuarëve janë vetëm në Nigeri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjatë vitit në këtë rajon kanë mundur të infektohen më meningitis rreth 300 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG