Ndërlidhjet

Karzai:Plani amerikan më i mirë se ç'kam pritur


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka vlerësuar se strategjia e re amerikane për Afganistanin është pikërsiht ajo që i duhet këtij vendi.
Revidimi strategjisë i përgjigjet asaj që dëshiron populli afgan dhe asaj që kemi kërkuar, prandaj i japim përkrahjen tonë të plotë, ka thënë Karzai në konferencën për gazetarë.
Ai posaçërisht ka vlerësuar planet për forcimin e institucioneve të sigurisë në Afganistan, të publikuara dje nga presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.
Karzai ka theksuar se plani amerikan është më i mirë se sa që ka pritur dhe se do ta ndihmojë vendin ta mposhtë terrorizmin dhe ta përmirësojë stabilitetin.
XS
SM
MD
LG