Ndërlidhjet

Shvarcenberg: Ballkani sa më parë në BE


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë lidhur me aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

Takimi po mbahet afër Pragës, ndërsa raportohet se në kështjellën Hluboka, ku po mbahet samiti, kanë arritur edhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, të Kosovës, Kroacisë, të Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe ai i Maqedonisë.

Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, vendi i të cilit aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se "Ballkani është pjesë e Evropës dhe sa më parë duhet të bëhet pjesë e BE-së".
XS
SM
MD
LG