Ndërlidhjet

logo-print

Kanadaja e përkushtuar për Arktikun


Qeveria e Kanadasë ka shpallur se mbetet e përkushtuar për pretendimet e saj në Arktik, pasi u zbuluan planet e Rusisë për një forcë të re ushtarake për mbrojtjen e interesave ruse në këtë rajon të kontestuar.

Ministri i jashtëm i Kanadasë, Lawrence Cannon, tha se vendi i tij është i gatshëm ta mbrojë atë, që ai e konsideron, "sovranitet" ndaj disa territoreve dhe ujërave të caktuara në Arktik.

Më herët, mediat ruse kishin raportuar se presidenti Dmitry Medvedev, kishte sinjalizuar një strategji për krijimin e një force të re ushtarake për mbrojtjen e interesave ruse në Arktik.
XS
SM
MD
LG