Ndërlidhjet

Spanja: Biden e kupton tërheqjen nga Kosova


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të Spanjës, Jose Luis Zapatero, se e kupton vendimin e qeverisë së tij, për tërheqjen e paqeruajtësve spanjollë nga Kosova, njoftoi një zëdhënës i qeverisë së Spanjës.

Ka pasur "kuptim absolut lidhur me vendimin e Spanjës", u tha gazetarëve ky zëdhënës, pas takimit Biden – Zapatero në Vina Del Mar në Kil dhe shtoi se zëvendës presidenti amerikan, këtë çështje, e konsideron të mbyllur.

Siç raporton mëtutje agjencia Reuters, Spanja para disa ditësh njoftoi se ka vendosur për ta tërhequr kontigjentin e saj, që vepron në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Më herët, Shtetet e Bashkuara patën shprehur "zhgënjim të thellë" me këtë vendim të Spanjës.
XS
SM
MD
LG