Ndërlidhjet

logo-print

Obama organizon takim për klimën


Presidenti amerikan barack Obama njoftoi se do të thërrasë "Forumin e ekonomive kryesore mbi energjinë dhe klimën".

Qëllimi i takimit është të çojë përpara përpjekjet për arritjen e një marrëveshje nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, që do të mundësojë zvogëlimin e dioksidit të karbonit në ajër dhe do luftojë ngrohjen globale.

Shtëpia e Bardhë bën të ditur se krerët e 16 ekonomive kyçe janë ftuar në Uashington më 27-28 prill për të ndihmuar në krijimin e një vullneti politik në këtë drejtim. Marrëveshja pritet të arrihet deri në fund të këtij viti.

Në takim pritet të marrin pjesë Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Kina, BE-ja, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Koreja, Meksika, Rusia, Afrika e Jugut dhe SHBA-të.
XS
SM
MD
LG